2009-10-12 17:31:23

Dhjetë vjet pas shpalljes së Enciklikës ‘Fides et Ratio”: takim në Universitetin Papnor Urbanian.


(12.10.2009 RV)RealAudioMP3 “Lidhja e ngushtë ndërmjet dijes teologjike e dijes filozofike: Fe, Arsye e Mision”. Kjo ishte tema e takimit, që u mbajt dje, pranë fakultetit të Filozofisë të Universitetit Papnor Urbanian, kushtuar enciklikës “Fides et Ratio”, dhjetë vjet pas botimit. Ishte data 11 nëntor 1998, kur Papa Gjon Pali II, i shoqëruar nga kardinali i asokoshmëm, Jozef Racinger, paraqiti letrën enciklike ‘Fides et Ratio’ në Universitetin Papnor Urbanian. Nuk ishte një zgjedhje e rastit. Urbaniana është universiteti i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve. Misioni ungjillëzues lind nga feja e qëllimi i tij është të ngjallë fenë; por, siç thotë Shën Augustini: “Feja, në se nuk mendohet, është asgjë! Mesazhi ungjillor është logjik e i përgjigjet kërkimit të ‘logos’, në kuptimin e krishterë, “Fjalës së Zotit”, e pranishme në çdo njeri e në çdo popull. Prandaj mund të thuhet se ‘Fe e Arsye’ janë në bazë të ungjillëzimit. E prandaj, në dhjetëvjetorin e Enciklikës, ky tubim nuk u mblodh thjesht për ta përkujtuar, por për të theksuar rëndësinë që ka ‘Fides et Ratio’ në formimin e meshtarëve dhe për të thelluar njohjen e karakterit doktrinor, bazuar mbi lidhjet e ngushta të filozofisë me teologjinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.