2009-10-10 18:26:40

Sinodi për Afrikën: mbyllet java e parë e punimeve.


(10.10.2009 RV)Me Seancën X të përgjithshme, u mbyll sot paradite java e parë e punimeve të Sinodit të dytë të Ipeshkvijve për Afrikën, në vijim në Vatikan, kushtuar temave të pajtimit, të drejtësisë e të paqes. Sot pasdite, në orën 18. 00, Etërit Sinodalë u mblodhën në Sallën e Palit VI, për të thënë, së bashku me studentët e universiteteve romake, Rruzaren Shenjte, së cilës i priu Papa Benedikti XVI. Me Sallën e Palit VI u lidhën, me udhë satelitore, edhe studentët e nëntë vendeve afrikane: Egjiptit, Kenias, Sudanit, Madagaskarit, Jugut Afrikan, Nigerisë, Republikës Demokratike të Kongos, Mozambikut e Burkina Fasos.
Gjatë punimeve sinodale të paradites, u reflektua mbi rolin parësor të familjes, si mjet i paqes, mbi mbrojtjen e grave dhe kujdesin për emigrantët.







All the contents on this site are copyrighted ©.