2009-10-09 17:17:25

Çmimi Nobel për Paqen - Barak Obamës: vlerësim nga Vatikani.


(09.10.20009 RV)RealAudioMP3 Është presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, fituesi i Çmimit Nobel për Paqen 2009, nëntë muaj pas fillimit të punës pranë Shtëpisë së Bardhë. Njoftimin e dha sot paradite Komiteti i Oslos, duke e motivuar Çmimin me “përpjekjet e jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve”. Vlerësohet lart edhe impenjimi i presidentit amerikan ‘për një botë pa armë bërthamore”, për “një klimë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe për përballimin e sfidës së ndryshimeve klimaterike”. Çmimi – një Medalje e artë, një diplomë dhe një çek prej një milion euro – do t’i dorëzohen fituesit në Oslo, më 10 dhjetorin e ardhshëm.
Drejtori i Sallës vatikanase së Shtypit, Atë Federiko Lombardi, shprehu, në emër të të Selisë së Shenjtë, kënaqësinë për këtë vlerësim të presidentit Obama, parë në dritën e impenjimit të tij për paqen ndërmjet kombeve dhe për çarmatimin bërthamor.
“Urohet – përfundoi drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit – që ky çmim i rëndësishëm ta inkurajojë më tej një impenjim të tillë të vështirë, por themelor, për ardhmërinë e njerëzimit, për të arritur kështu rezultatet e shpresuara".







All the contents on this site are copyrighted ©.