2009-10-09 17:17:40

Sinodi për Afrikën: më shumë hapësirë grave. Kryeipeshkvi i Akrës: sfida e sekteve.


(09.10.2009 RV)RealAudioMP3 Paradite e ngarkuar me reflektime, sot, në Sinodin e 2-të të Ipeshkvijve për Afrikën, kushtuar temave të pajtimit, të drejtësisë e të paqes, që vijon punimet në Vatikan. Në praninë e Benediktit XVI, Etërit Sinodalë e përqendruan vëmendjen tek rëndësia e edukimit, nevoja e paqes në zonën e Liqeneve të Mëdha dhe tek Viti Meshtarak..
Ndërsa dje pasdite u fol për gratë afrikane, të detyruara t’i nënshtrohen poligamisë e, prej këndej, larg sakramenteve. U kërkua për ta një reflektim i thelluar, që të mund të gëzojnë mëshirën e Zotit. U fol edhe për ndihmën e gjithanëshme që u duhet dhënë të sëmurëve nga Sida si dhe për sfidën përballë së cilës ndodhet Kisha afrikane, për shkak të përhapjes së grupeve pentekostale ndërmjet të rinjve. Sipas kryeipeshkvit të Akrës, imzot Bukle, problemi është më i mprehtë në Ganë, ku bashkësia katolike, e lindur 150 vjet më parë përbën 65% të popullsisë e luan një rol të dorës së parë në fushën edukative, shoqërore dhe shëndetësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.