2009-10-08 16:29:08

Thirrje për paqen në Kongo, nga Sinodi për Afrikën.


(08.10.2009 RV)Sot paradite, në Vatikan, u mbajt Sesioni VI i përgjithshëm i Sinodit të ipeshkvijve për Afrikën. Në qendër të vëmendjes, temat e pajtimit, të drejtësisë e të paqes. Pas votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për mesazhin, vijuan diskutimet me tema të ndryshme. Ndër më të rëndësishmet, “teoria e gjinisë” veprimtaria e Komisionit ‘Drejtësi e Paqe’ dhe rreziqet, që burojnë nga grupet neo-pentekostale.
Kujtojmë se ‘Teoria e gjinisë’, që e konsideron ndryshimin ndërmjet burrit e gruas si fakt më shumë shoqëror, sesa bilogjik dhe e shikon homoseksualitetin si zgjedhje kulturalisht të pranueshme, ka depërtuar aty-këtu edhe në mjediset e Kishës.
Në përfundim të Sesionit, nga salla u ngrit një thirrje e fuqishme për paqe në Republikën Demokratike të Kongos, ku këto ditë vijon ushtrimi i dhunës kundër të krishterëve.
U fol edhe për shembullin e madh të shenjtorëve, të cilët u quajtën ‘thesari i vërtetë i Kishës vendase”. U theksua se shembulli i tyre duhet vënë në themel të ungjillëzimit, të inkulturimit e të pajtimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.