2009-10-08 16:31:30

Mbreti i Jordanisë Abdallah II: Dy shtete për dy popuj përndryshe s’ka të ardhme.


(08.10.2009 RV)“Po qe se nuk arrihet krijimi i dy shteteve për dy popuj në Lindje të Mesme nuk do të ketë paqë.” Kështu u shpreh mbreti i Jordanisë Abdallah II në një intervistë për gazetën izraelite Haaretz. “Izraeli a do të shndërrohet në një kështjellë apo do të jetë pjesë e zonës ku banon? Po se se nuk do të ketë zgjidhje për të dy shtetet atëherë ç’e ardhme na pret” i tha mbreti Abdallah gazetës Haaretz. “Më thoni cila do të jetë e ardhmja e Izraelit pas dhjetë vjetësh? Është e vështirë për një izraelit të mendojë për të ardhmen sepse është më i shqetësuar për të tashmen. Por po qe se ka paqë dhe stabilitet atëherë njerëzit mund të mendojnë edhe për të ardhmen.” Në fund duke folur për kolonët e ri që po vendosen në lindje të Jeruzalemit, Mbreti Abdallah tha se është e rëndësishme që kjo gjë të ndërpritet.







All the contents on this site are copyrighted ©.