2009-10-08 16:31:19

Gjykata iraniane dënon me vdekje një opozitor të regjimit.


(08.10.2009 RV)Mohamed Reza Ali Zamani, opozitor i qeverisë iraniane, u dënua me vdekje nga gjykata e republikës islamike pse kishte marrë pjesë në protestat që shpërthyen në Iran të nesërmen e zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit të kaluar. Sipas siti internet të opozitës i dënuari me vdekje Ali Zamani, bën pjesë në një grup filo-monarkist. Agjencia e lajmeve “Mehr” njoftoi se Ali Zamani u dënua sepse ka luftuar klikën në fuqi dhe sepse sipas autoriteteve bën pjesë në një organizatë terroriste. Në fakt Ali Zamani ishte në një listë prej më se 100 vetësh akuzuar si nxitës të protestave në Iran.







All the contents on this site are copyrighted ©.