2009-10-08 16:30:48

Artistë nga mbarë bota tek Papa, në nëntorin e ardhshëm.


(08.10.2009 RV)Më 21 nëntorin e ardhshëm artistë nga mbarë bota do të takohen me Papën Benedikti XVI. Njoftimin e dha imzot Xhanfranko Ravazi, kryetar i Këshillit Papnor për Kulturën, gjatë paraqitjes së ekspozitës ‘Fuqia dhe hiri: Shenjtorët Pajtorë të Evropës,”, që u hap dje në Pallatin Venecia të Romës.
Takimi do të mbahet në Kapelën Sikstine e do të ketë si qëllim të shqyrtohet në se mund të rifillojë bashkëpunimi ndërmjet artit e fesë, që sot jetojnë krejtësisht të ndarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.