2009-10-07 16:56:40

Viktimat e përmbytjeve në Indi janë mëse 300 vetë


(07.10.2009 RV)Rëndohet bilanci i përmbytjeve në Indi. Viktimat janë së paku 300 vetë, ndërsa të pastrehët dy milion e gjysëm. Shiu i madh, që mendohet se është rezultat i ndryshimeve globale të klimës për shkak të njeriut, ka dëmtuar rëndë tre shtete: Karnàtaka, Andra Pradésh dhe Maharàshtra. Emergjenca është rënduar nga dalja e lumenjve Krishna dhe Tungabhandra, që kanë përmbytur mijëra shtëpi. Qeveria indiane po vlerëson se cilat janë masat, që duhen marrë për rindërtimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.