2009-10-07 16:56:52

Qeveria italiane jep 20 milion euro për të përmbyturit e Mesinës


(07.10.2009 RV)Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Guido Bertolazo lajmëroi sot se qeveria do të caktojë 20 milion euro për ndihmat e para në zonën e përmbytur të Mesinës. Shuma u shtohet 20 milionëve të Qarkut të Siçilisë. Vazhdojnë gërmimet për të gjetur personat e humbur. Janë dhjetë vetë, që mund t’u shtohen 25 viktimave të para. E autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që nën gërmadha të ketë mbetur edhe ndonjë i huaj i paregjistruar.







All the contents on this site are copyrighted ©.