2009-10-06 17:40:55

Sali Berisha për vizitë zyrtare në Kosovë.


(06.10.2009 RV)Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha mbërriti sot për një vizitë zyrtare dyditëshe në Kosovë. Berishën në aeroportin e Prishtinës e priten zv/kryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj. "Kosovën e vizitoj gjithnjë me kënaqësi të madhe", tha Berisha me të mbërritur. Pas pritjes ceremoniale nga Garda e Nderit dhe ekzekutimit të Himnit Kombëtar të Shqipërisë dhe Himnit të Kosovës, kryeministrat Berisha dhe Thaçi filluan bisedimet zyrtare në Qeverinë e Kosovës. Pas takimit dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve Thaçi dhe Berisha mbajtën një konferencë me gazetarë. Po më hollësisht nga Prishtina të dëgjojmë shërbimin e Rabie Ibrajt..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.