2009-10-05 18:04:14

Në zgjedhjet legjislative të Greqisë, fitojnë socialistet e Papandreut, i cili ka mandatin për formimin e qeverisë së re.


(05.10.2009 RV)Në zgjedhjet legjislative të parakohshme në Greqi, fitojnë socialistet e Jorgos Papandreut të cilët kanë fituar shumicën absolute të votave, duke e mundur Demokracinë e Re të kryeministrin Kostas Karamanlis. Një sukses që e sjell Partinë Socialiste greke në qeveri, pas 6 viteve në opozitë. Në planin politik domethënia e këtij rezultati është edhe shpresë e nxjerrjes së vendit nga kriza ekonomike. Lideri i partisë socialiste greke Pasok, Papandreu mori sot nga presidenti i Republikës, Papoulias, mandatin për formimin e qeverisë së re. E Papandreu premtoi se do të fillojë menjëherë një plan sipas të cilit brenda 100 ditësh do të zgjidh krizën ekonomike të vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.