2009-10-05 17:53:35

Nga një atentat kamikazë në Pakistan vriten 5 punonjës humanitarë


(05.10.2009 RV)Pesë persona kanë vdekur e shumë të tjerë janë plagosur nga një atentat kamikazë kundër zyrave të Programit Botëror për Ushqim të Kombeve të Bashkuara në Islamabad. Kombet e Bashkuara, nga e cila varët agjencia e cila merret me shpërndarjen e ndihmave ushqimore, ka njoftuar për pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të kësaj agjencie në Pakistan, për shkak të rrezikut të stafit të vet. Zyrat e agjencisë së ndihmave humanitare janë në një zonë të kontrolluar, pak larg nga rezidenca e Presidentit, Asif Ali Zardari. Sulmuesi me bombë, arriti të hyjë në ndërtesën ku punojnë afër 80 persona, i veshur si ushtar paramilitar, duke kërkuar prej rojeve të përdorë toaletin. Ndër të vrarë janë edhe dy gra me kombësi pakistaneze.







All the contents on this site are copyrighted ©.