2009-10-02 16:14:37

Papa priti ambasadoren hollandeze pranë Selisë së Shenjtë


(02.10.2009 RV)RealAudioMP3 Papa priti sot në Kastelgandolfo edhe ambasadoren e Hollandës, baroneshën Henrietë Van Linden Lejten, e cila zëvendësoi zonjën Monikë Frank. Në qendër të fjalimit të Atit të Shenjtë rëndësia e lirisë së ankoruar në të vërtetën mbi njeriun dhe të përdorur për të mirën e individit dhe të shoqërisë.
Ati i Shenjtë njohu përparimet e bëra nga qeveria hollandeze në dialogun me fenë e me kulturat e emigrantëve të shumtë në vend dhe e përgëzoi ambasadoren për vendin që shteti i jep fesë në shoqëri. Por nuk mungoi t’i tërheqë vëmendjen për lehtësinë me të cilën shihet familja e martesa në Hollandë.
Ambasadorja e re ka lindur në vitin 1950, është nënë me tre fëmijë, diplomate që prej 30 vjetësh në Evropë e në Lindjen e Mesme.







All the contents on this site are copyrighted ©.