2009-10-02 16:14:24

Lutja dhe solidariteti i Papës për viktimat e tajfunit Ketsana, shprehur në paraqitjen e letrave kredenciale të ambasadores filipinase pranë Selisë së Shenjtë


(02.10.2009 RV)RealAudioMP3 Solidaritet i Benediktit XVI për qindra viktimat filipine të tajfunit Ketsana dhe inkurajimi për të ngulur këmbë në dialogun që favorizon paqen, si kundërvënie ndaj atyre që e përdorin emrin e Zotit për dhunë: këto ishin dy temat kryesore të bisedës së Papës me ambasadoren filipinase pranë Selisë së Shenjtë, Mercedes Arrastia Tauson, e cila paraqiti sot letrat kredenciale.
Rreth 300 viktimat e shkatërrimi i madh që tajfuni Ketsana shkaktoi në Filipine, ndërsa po afrohet një ciklon edhe më i fuqishëm, qenë faktet që përmendi fillimisht Benedikti XVI. Ati i Shenjtë shprehu afërsinë shpirtërore dhe u lut për ata që kanë humbur jetën.
Një nga argumentet më të rëndësishme të fjalimit të tij, qe pa dyshim, shqyrtimi i gjendjes shoqërore të Filipineve, duke u nisur nga marrëdhëniet ndërmjet katolikëve, që janë shumica e popullsisë, me myslimanët, që shkaktojnë probleme sidomos në shtetin e Mindanaut. Papa tha se vetëm dialogu e bashkëpunimi janë rrugët për zgjidhjen e problemeve të brendshme. Paqja nuk është thjesht proces teknik, vazhdoi më tej Benedikti XVI. Ajo nuk arrihet vetëm me mjete legjislative, gjyqësore apo ekonomike. Shërbejnë masa të guximshme, të cilat të bazohen në bindjen se e keqja largohet vetëm me të mirën.







All the contents on this site are copyrighted ©.