2009-10-01 15:24:42

Simpoziumi “Siguri dhe Shpresë. Sinodi i ipeshkvijve për Afrikën.”


(01.10.2009 RV)RealAudioMP3 T’i shërbejmë me besim dhe shpresë Sinodit duke përfshirë institucionet, shoqërinë civile dhe kishtare dhe të favorizojmë potencialet shpirtërore dhe njerëzore të Afrikës për progresin e saj shoqëror. Janë këto objektivat e Simpoziumit, organizuar nga Lëvizja Shalom Onlus me titullin “Siguri dhe shpresë: Sinodi i ipeshkvijve për Afrikën” që u zhvillua sot pasdite në Romë pranë Universitetit Gregorian. Po, cila është domethënia e këtij simpoziumi që i drejtohet jo vetëm meshtarëve por edhe laikëve e studentëve?
Në mikrofonin tonë flet Dom Stiv Gaston Bobongod, koordinator i grupit afrikan i Lëvizjes Shalom:

Përgjigje: Është ky një moment reflektimi përpara hapjes së Sinodit të dytë për Afrikën. Duhet të kujtojmë se Ati i Shenjtë kur erdhi në Afrikë pati uruar që Sinodi afrikan të përgatitej jo vetëm nga ipeshkvijtë por edhe nga të gjithë popujt afrikanë, nga të gjitha dioçezat dhe shoqatat. Ja pra, ne deshëm që të ndihmojmë sipas dëshirës së Atit të Shenjtë.

Pyetje: Një popull, një kontinent Afrika i cili me vlerat e veta po bëhet protagonist aktiv në rrugëtimin drejt sinodit të ardhshëm afrikan. Cilat janë karakteristikat e Kishës në Afrikë? Të ndjekim tani Dom Bris Ibombo sekretar i simpoziumit:

Përgjigje: Një Kishë e gëzueshme, e gjallë dhe plot jetë. E impenjuar në nivel baritor, në nivel ungjillëzues, por edhe në nivel të dashurisë. Ndër vlerat e shumta mbi të gjitha dallojmë vëllazërimin, sepse jeta nuk i përket një individi, por të gjithë bashkësisë. Njeriu nuk jeton për vetëveten por për të gjithë bashkësinë. Kemi pastaj vlerën e solidaritetit, të gëzimit etj. Tani për tani në Afrikë ka shumë që vuajnë nga uria por që të gjithë janë të qetë shpirtërisht, të gëzuar, sepse kanë besim tek këto vlera të jetës dhe kështu që e gëzojnë jetën edhe pa patur asgjë.

Pyetje: Pajtimi, drejtësia dhe paqja do të jenë temat e sinodit të ardhshëm. Cilat janë sfidat e ardhshme? Të dëgjojmë se si shprehet Imzot Andrea Kristiani, themeluesi i Lëvizjes Shalom Onlus:

Përgjigje: Po qe se ne do të arrinim të investonim për mbrojtjen e paqës atë çka investojmë për armë, sikur të investonim për traktorë, farëra të zgjedhura, për arsimim dhe kulturë, për shkolla, spitale, për qendra mikpritjeje për fëmijët, për gratë, mendoj se paqja do të kishte një qëndrueshmëri më të madhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.