2009-10-01 15:24:03

Dhuna kundër të krishterëve në bisedimet ndërmjet Papës dhe presidentit të Pakistanit


(01.10.2009 RV)RealAudioMP3 Papa Benedikti XVI priti sot paradite në Pallatin Apostolik të Kastelgandolfos, presidentin e Republikës islamike të Pakistanit, Asif Ali Zardari, i cili më vonë u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me shtetet, mons. Dominik Mambertì.
“Bisedimet e përzemërta – lexohet në notën e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – bënë të mundur të flitej për situatën aktuale në Pakistan, duke iu referuar në veçanti luftës kundër terrorizmit dhe impenjimit për të formuar një shoqëri më tolerante dhe harmonike në të gjitha përmasat e saj.
U fol edhe për kontributin pozitiv të Kishës Katolike në jetën shoqërore të vendit, përmes veprimtarive edukative, shëndetësore e asistenciale. Duke përmendur ngjarjet e fundit të dhunshme kundër bashkësisë së krishterë në disa zona si edhe elementet që kanë favorizuar këto incidente të rënda, u nënvizua nevoja për të kapërcyer çdo formë diskriminimi, që bazohet në përkatësinë fetare, me qëllim nxitjen e respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.