2009-09-30 16:19:07

Drejt Sinodit për Afrikën që mbahet në tetor në Vatikan mbi pajtimin, drejtesinë e paqen


(30.9.2009 RV)Kisha në Afrikë në shërbim të pajtimit, të drejtësisë e paqes. “Ju jeni kripa e tokës...Ju jeni drita e botës” (Mt5,13.14). Mbi këtë temë do të zhvillohet nga data 4 deri më 25 tetor, në Vatikan, Sinodi i Ipeshkvijve për Afrikën. Është fjala për Asamblenë e dytë të Veçantë kushtuar këtij kontinenti, pas Sinodit të parë që u mbajt më 1994. Argumentet kryesore që do të shqyrtohen pra janë: pajtimi, drejtësia e paqja.
Mbi zgjedhjen e temës kryesore të paqes e pajtimit, të dëgjojmë Sekretarin e Përgjithshëm të Sinodit të Ipeshkvijve, imzot Nikola Eteroviç në mikrofonin e Radio Vatikanit.
Tema është e rëndësishme, sepse i referohet edhe Asamblesë së parë të Veçantë të Sinodit të Ipeshkvijve për Afrikën, e cila u mbajt para 15 vjetësh, mirëpo tani Etërit Sinodal duan ta thellojnë këtë sepse është një kërkesë baritore e, mund të themi, edhe e shërbimit të Kishës për të mirën e të gjithë njerëzve vullnet mirë, për shoqërinë e të gjitha Vendeve të mbarë Kontinentit Afrikan”.
Kemi folurr Sinodit e parë të veçantë për Afrikën. Cfarë trashëgimie ka lënë?
Një trashëgimi të madhe, ka qenë më të vërtetë një intuitë profetike e Shërbëtorit të Zotit Gjon Palit II, i cili pati si qëllim, atë të përgatitjes së Kishës në Afrikë për Jubileun e madh të vitit 2000. Dhe mund të them se është mirë që Kisha në Afrikë të mblidhet përsëri me Ipeshkvin e Romës për ta falënderuar Zotin për dhuratat e mëdha që i ka falur Kishës katolike në Afrikë. Është një Kishës që ka njohur një dinamizëm apostolik të jashtëzakonshëm. Kisha don të reflektojë edhe mbi momentin aktual historik, atë Kishtar, mbi veprimtarinë baritore, të shqyrtojë edhe linjat udhërrëfyese të këtij aktiviteti, për ta shtuar edhe më shumë veprën e ungjillëzimit e të promovimit njerëzor. Kisha gjithmonë ka si prioritet, kumtimin e Ungjillit, ungjillëzimin, natyrisht kudo e në mënyrë të veçantë në Afrikë. Ungjillëzimi është, doemos i shoqëruar nga promovimi njerëzor. Sinodi për Afrikën do të jetë edhe një moment i volitshëm për të parë atë se sa Kisha bënë në këtë fushë, sidomos në fushën e edukimit, të shëndetësisë dhe të promovimit të projekteve të ndryshme për zhvillimin e tërësishëm e të plotë të njeriut e të shoqërisë”.

Duhet të kujtojmë edhe Instrumentum Laboris, që Ati Shenjtë i ka dorëzuar ipeshkvijve të Afrikës në marsin e kaluar, gjatë Udhëtimit të tij apostolik në Kamerun e Angola, dokument që nuk është vetëm kishtar por...

Natyrisht, tema e pajtimit, e drejtësisë dhe e paqes kanë të bëjnë me tërë shoqërinë. Kisha mund të ofrojë një shërbim të çmueshëm e të dobishëm, madje të pazëvendësueshëm në këtë fushë. Pajtimi, si qelizë e tërë procesit, kërkon edhe një bashkësi Kishtare të pajtuar e në përkim: çdo njeri i pajtuar me Zotin dhe njerëzit të pajtuar me njëri-tjetrin. Vetëm një Kishë me njerëz të pajtuar njëri me tjetrin, mund të promovojë e të shpall pajtimin me besim kudo, edhe në tërë botën duke u nisur nga shoqëria civile e Vendet e veçanta. Kisha katolik këtë e bënë prej kohësh: mjafton të kujtojmë Komisionet për Pajtimin që kanë ekzistuar në Vende të ndryshme, por në anën tjetër, sipas gjasave, pas Sinodit procesi i pajtimit do të jetë edhe më shumë i pranuar dhe i promovuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.