2009-09-30 16:15:06

Cunami në Samoa: parajsa e shkatërruar


(30.09.2009 RV)Janë mbi 113, viktimat zyrtare të cunamit që shkatërroi ishujt Samoa dhe Tonga në Oqeanin Paqësor, rreth 3 mijë km larg nga Zelanda e Re. Vala e shkaktuar nga një tërmet prej gati 8 ballësh të shkallës Rihter, më i fuqishmi që nga cunami i dy vjetëve më parë në Indonezi, ka fshirë krejt bregdetin nga faqja e dheut. Autoritetet dhanë menjëherë alarmin cunami, por shpëtuan vetëm ata që patën kohë të largoheshin me shpejtësi. Presidenti amerikan Obama ka urdhëruar ndihmat e para për ishujt, që pjesërisht janë amerikane, konsideruar parajsa turistike. Edhe Bashkimi Evropian ka dhënë deri tani 150 mijë euro. Karitasi i vendit është në punë për të vlerësuar dëmet.







All the contents on this site are copyrighted ©.