2009-09-30 16:19:24

Asambleja e Këshillit të Evropës prononcohet fuqishëm për situatën në Kaukaz


(30.09.2009 RV)Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, e mbledhur në Starsburg, i kërkoi sot Rusisë të autorizojë vëzhguesit e Bashkimit Evropian për të shkuar në Abkhacia dhe në Osetinë e Jugut, të mos pengojë hyrjen e ndihmave në këto vende dhe t’i lejojë civilët gjeorgjianë të lëvizin lirisht ndërmjet dy kufijve administrativë, brenda këtij viti. Në debatin mbi luftën ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, një vit pas fillimit të konfliktit, eurodeputetët vunë në dukje se janë bërë pak hapa për të zgjidhur pasojat e luftës e madje, në disa zona gjendja është keqësuar.
Ndërkaq, dje, u zgjodh sekretari i ri i përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Ai është norvegjezi Turbjorn Jagland, i cili, në mikrofonin e Radio Vatikanit, shpjegon përparësitë e mandatit të tij 5-vjeçar:
Duhet të fillojmë reformat e Këshillit për ta bërë organizatën më elastike dhe më të dukshme për qytetarët”.







All the contents on this site are copyrighted ©.