2009-09-28 16:12:52

Shën Vençeslau dhe kisha e tij në Stara Boleslav


(28.09.2009 RV)Kisha e Shën Vençeslaut ngrihet mbi vendin e martirizimit të shenjtit, që konsiderohet simbol i lindjes së kombit çek e si i tillë, pikë shtegtimi kombëtar më 28 shtatorin e çdo viti.
Shën Vençeslau (Vaclav, “vice slavny” ose “i lavdishëm”) lindi rreth vitit 907 nga mbreti Vratislav dhe Dragomira e merr në dorë fatët e mbretërisë në vitin 925. Tradicionalisht, ai përshkruhet si një mbret i kulturuar e fetar, që hap themelet e katedrales së Shën Vitos në Pragë, për të cilën merr nga Henriku i Saksonisë reliket e Shën Vitos. Gjithashtu çon në kishën e Shën Gjergjit trupin e gjyshes së tij të dashur, shën Ludmillës. Vençeslau vritet nga i vëllai Boleslav në vitin 935 për motive politike. Trupi i tij kalon në vitin 938, nga Stara Boleslav në katedralen e Pragës. Që nga shekulli X, Venòeslau nderohej si shenjt. Jeta e tij bëhet objekt i shkrimeve agjiografike e në shekullin X del edhe legjenda e parë për të. Periudha që shkon nga nga shekulli X në shekullin XII është me rëndësi themelore për zhvillimin e shtetit çek. Pas shthurjes së Moravisë së Madhe, pas presioneve hungareze, dinastia Premyslide, së cilës i takonte Mbreti Vençeslau, vendosi bazat për ribashkimin e territoreve boheme, përpjekje që përfundoi në shekullin XIII.







All the contents on this site are copyrighted ©.