2009-09-28 16:13:45

Gjermani: Fitore e madhe e kristianodemokratëve.


(28.09.2009 RV)Me fitoren në votimet e djeshme, në Gjermani përfundoi epoka e aleancave të gjera qeverisëse. Kështu partia kristianodemokrate e kancerales Angela Merkel fitoi 33,8 përqind të votave. Në këto zgjedhje pësoi një humbje të thellë partia socialdemokrate e cila nga 34,2 përqind që pati marrë në votimet e para katër vjetëve, kësaj here mori vetëm 23 përqind. Më pas vijnë partia liberale (FDP) me 14,6 përqind; Die Linke (e majta) me 12,4 përqind; të Gjelbërit me 10,1 dhe partitë e tjera më të vogla me 6,0 përqind.
“Është ky një rezultat i tmerrshëm për të majtën gjermane dhe për atë evropiane në përgjithësi”. Kështu i komentoi përfundimet e zgjedhjeve të djeshme Daniel Kon Bendit, eurodeputet i të Gjelbërve. “Një humbje e rëndë për partinë solcialdemokrate që nuk është një parti dosido, por vetë simboli i qendrës së majtë evropiane” tha Kon.







All the contents on this site are copyrighted ©.