Emergjencë humanitare në Filipine, për shkak të tifonit Ketsana
(28.09.2009 RV)Emergjencë humanitare në Filipine, për shkak të tifonit tropikal
Ketsana, që deri tani ka shkaktuar rreth 140 viktima e qindra të humbur, por bilanci
nuk është përfundimtar. Në vijën e parë të frontit për të ndihmuar popullsinë edhe
Konferenca Ipeshkvnore Katolike, e cila ka shpërndarë në Manila e në pesë dioqeza
përreth kryeqytetit ndihma për 5 milion pesos. Karitasi ka bërë thirrje për mbledhjen
e fondeve që të vazhdojnë operacionet e shpëtimit.