2009-09-28 17:22:37

Eksperimenti i ri me raketa i Iranit shqetëson botën


(28.09.2009 RV)Eksperiment i ri me raketa i Iranit. Teherani provoi sot raketat me rreze të mesme veprimi, pasi dje bëri një provë me ato me rreze të shkurtër. Sipas Gardistëve të Revolucionit, pasdaranëve, ndër raketa figurojnë të ashtuquajturat “Sejil”, që mund të arrijnë 2 mijë km, pra mund të godasin Izraelin dhe bazat amerikane në Gjirin Persik. Pritet ç’do të dalë nga takimi i grupit “5+1” më 1 tetor në Gjenevë.







All the contents on this site are copyrighted ©.