2009-09-27 18:14:44

Kryeipeshkvia e Pragës


(27.09.2009 RV)Ndërtesa aktuale është e vitit 1562, e rindërtuar pasi selisë së parë iu vu zjarri nga husitët gjatë trazirave të 1420-ës. Fillimish në stil rinashimental, ndërtesa është ristrukturuar disa herë sipas stilit barok e më vonë është bërë një fasadë spektakolare në stilin Rokoko, në vitin 1760. Ndërtesa ka katër pjesë e katër oborre. Në të ndodhen shumë vepra me rëndësi artistike të shekujve XIV-XVIII, ndër të cilat një koleksion i çmuar tapecerish franceze. Mobiljet e brendshme janë të shekullit XVIII.








All the contents on this site are copyrighted ©.