2009-09-27 15:52:54

Brno


(27.09.2009 RV)Brno, qyteti i dytë i rëndësishëm i Republikës Çeke (366.680 banorë), është ringjallur dhe po shndërrohet vazhdimisht që me mbarimin e epokës sovjetike. Aktiviteti kulturor është i gjithanshëm, nga koncertet e muzikës të ekspozitat prestigjioze, nga mbrëmjet e teatrit te jeta e natës. Përveç kësaj, Brno po rritet nga pikpamja turistike, pasi rrethohet nga kodra pyjore e natyrë e mrekullueshme. Qyteti dominohet nga kështjella Shpilberk me pallatin e stilit gotik që më pas është kthyer në kështjellë baroke. Në shekullin XIX aty ka qenë një burg famëkeq politik i komunizmit. Të shumta janë ndërtesat historike me vlerë, si katedralja e stilit gotik i Shenjtorëve Pjetër e Palm bi kodrën Petrov, shatërvani në stilin barok natyralist Parnas, oborri ipeshkvor, pallatet rinascimentale, kisha e shën Jakupit, pallati i Hausperkut, seli e Teatrit “Tani komandon shkopi i dirigjentit”. Por Brno ka edhe ndërtesa në stil Liberty si edhe shembuj të arkitekturës moderne si Vila Tugendat e vitit 1929 me arkitekt Miese van der Rohe, Pasuri e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 2002. I së njëjtës periudhë është edhe panairi i Brnos, në të cilin zhvillohen çdo vit rreth 50 manifestime panairesh. Qyteti ka edhe shumë parqe publike dhe velodromin për kampionatin botëror të motorrave. Këtu kanë jetuar e punuar muzikantë si Leosh Janaçek, Volfgang Amadeus A. Moxart dhe Bedrih Smetana, matematicieni Kurt Gëdel dhe fizikani Ernst Mah.







All the contents on this site are copyrighted ©.