2009-09-26 19:05:21

Katedralja e shenjtorëve Vito, Vençeslau dhe Adalberti


(26.09.2009 RV)Katedralja, që i kushtohet Shën Vitos, martir në kohën e Dioklecianit, ndodhet në njërin prej tri oborreve të Kështjellës së Hradçanit. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1334 mbi themelet e kishave më të lashta karolingje dhe romanike dhe përfundoi vetëm në vitin 1929. Punimet u ndërprenë në vitin 1418 gjatë revolucionit husit, kur edhe u plaçkit. Siç duket sot, ndërtesa ka një stil madhështor gotik me shtesa nga rilindja, baroku e neogotiku. Katedralja ka dy kulla anësore, tri navata me kapela anash, një kalim në mesin e kishës me dy kullëza, një kor shumë të madh, absidën e kapelat që dalin prej saj.
Ndër kapelat, më e rëndësishmja është ajo e shën Vençeslaut, ku ndodhen edhe thesaret mbretërore, të përbëra nga kurora, globi dhe spektri i mbretërve të Bohemisë. Xhamat janë zbukuruar në vitet ’30 e ’40. Në katedrale ruhen reliket e shën Vitos, të shën Adalbertit, Ipeshkëv i Pragës, dhe të shën Vençeslaut. Po aty ndodhet edhe varri i shën Gjon Nepomuçenit dhe i kardinalit Frantishek Tomashek, Kryeipeshkëv i Pragës (1899-1992).







All the contents on this site are copyrighted ©.