2009-09-23 18:09:12

Obama në OKB: paralajmërim për Korenë e Veriut dhe Iranin


(23.09.2009 RV)Gjatë fjalimit të sotëm në OKB, presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi Iranin dhe Korenë e Veriut se me programet e tyre bërthamore po përpiqen ta çojnë botën drejt një rreziku të pallogaritshëm. Por, “e ardhmja nuk i përket frikës”, theksoi ai, duke shpjeguar se gjithsesi SHBA-të respektojnë të drejtat e Teheranit dhe të Piongjangut në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare dhe, janë gati të punojnë për zhvillimin dhe paqen në këto vende, nëse ato respektojnë detyrimet e tyre. Nëse jo, Irani dhe Koreja e Veriut do të përgjigjen për veprimet e tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.