2009-09-23 16:46:44

Absolutisht pa themel të thuhet se Papa ishte i informuar mbi qëndrimet e ipeshkvit Uiliamson: kështu atë Lombardi mbi një emision të televizionit suedez


(23.09.2009 RV)Përsa i përket lajmeve mbi një emision të ri të televizionit suedez, kushtuar “rastit Uiliamson”, ipeshkvit lëfevrian që mohon Holokaustin kundër hebrenjve në Luftën II Botërore, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi sqaroi se është pa bazë hipoteza, sipas së cilës Papa e njihte qëndrimin e Uiliamsonit. Ai kujtoi se me notën e 4 shkurtit të kaluar, Selia e Shenjtë është distancuar nga ky qëndrim dhe vetë Benedikti XVI me letrën e 10 marsit, drejtuar ipeshkvijve, sqaron mirë se kur dhe si kanë mundësi të hyjnë ndjekësit e Lëfevrit në Kishën Katolike. Do të jetë një rrugë e gjatë, në të cilën lëfevrianët duhet të pranojnë shumë gjëra që nuk i kanë pranuar deri tani.







All the contents on this site are copyrighted ©.