2009-09-20 17:34:05

Papa: jo urrejtjes, agresivitetit, po respektit ndaj tjetrit


(20.9.2009 RV)Papa Benedikti XVI sot para lutjes së Engjëllit të Tënzot të së dielës në Kastel Gandolfo - denoncoi atmosferën aktuale që karakterizohet në njërën anë nga “ prirja e përhapur e agresivitetit, e urrejtjes dhe e hakmarrjes” dhe në anën tjetër nga “mungesa e respektit për të “vërtetën”, mungesa e “mirëkuptimit” dhe e “vlerësimin ndaj të tjerëve”. Prandaj, tha Papa “ duhet të zhdukim helmin e “mbeturinave të gënjeshtrës e të egoizmit” e kjo vlen për të gjithë e posaçërisht “për atë person që është i thirrur të jenë nismëtar e kultivues i paqes në bashkësitë fetare e civile, në marrëdhëniet shoqërore e politike si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Sikur çdonjëri prej nesh - shtoi Papa - në mjedisin personal të jetës, do të arrinte ta largonte e përjashtonte gënjeshtrën dhe dhunën në fjalë, në qëllime e në vepra, dhe të kultivonte me vëmendje ndjenjat e respektit, të mirëkuptimit e të vlerësimit të tjetrit, ndoshta nuk do t’i zgjidhte të gjitha problemet e jetës së përditshme, mirëpo do t’i përballonte ato më me qetësi dhe efikasitet”. Pastaj Ati i Shenjtë Racinger me rastin e Ditës së Komunikimeve shoqërore që kremtohet në Poloni, i ftoi gazetarët të përhapin kulturën e respektit, të dialogut e të miqësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.