2009-09-18 18:04:52

Presidenti Shqipërisë Topi, për vizitë zyrtare në Mal të Zi


(18.9.2009 RV)Presidenti i Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi gjendet sot për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Malit të Zi, me ftesë të Presidentit malazez, Filip Vujanoviç, ku gjatë takimeve me autoritetet e larta të shtetit fiqnj u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në shtetin fqinj, sipas zyrës së shtypit të Presidentit, z. Topi zhvilloi takime me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç, Kryeministrin malazez, Milo Dukanoviç, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë parlamentarë, politikë dhe të pushtetit lokal.
Temë qëndrore e bisedimeve ishte thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në kuadër dhe të zhvillimit e integrimit të rajonit ballkanik në strukturat euroatlantike. Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, lehtësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, sipas standardeve të BE-së, forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar ndërkufitar dhe trafiqeve të paligjshme, janë disa nga pikat kryesore për të cilat u bisedue në këto takime.







All the contents on this site are copyrighted ©.