2009-09-18 15:47:11

Komisioni bilateral Selia Shenjtë-Izrael: bisedime pozitive mbi Marrëveshjen Ekonomike


(18.9.2009 RV)Komisioni i punës së përhershme bilaterale ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shtetit të Izraelit është takuar dje e sot për të vijuar negociatat mbi Marrëveshjen Ekonomike. Kështu njofton Salla e Shtypit e Vatikanit. “Delegacionet - pohon deklarata - kanë punuar në mënyrë pozitive e ndërtimtare për t’ia arritur qëllimeve të përbashkëta”. Takimi i ardhshëm do të mbahet më 28 e 29 tetorin e ardhshëm, në vend të 14 e 15 tetorit, siç është njoftuar kohë më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.