2009-09-18 16:12:59

Ipeshkvijt e rajonitë Verilindor 2 të Brazilit në audiencë te Papa


(18.9.2009 RV)Papa Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë një grup ipeshkvijsh katolikë të rajonit Verilindor 2 të Brazilit, me rastin e vizitës së tyre pesë vjeçare ‘ad Limina Apostolorum’ në Vatikan.
Kujtojmë se rajoni Verilindor është ndër zonat më të varfra të Brazilit e ku Kisha katolike vendore është e angazhuar në jetën shoqërore e sidomos është pranë më të varfëve e të dobëtëve. Të dëgjojmë kryeipeshkvin e Maçeios imzot Antonio Fernandes e president i konferencës ipeshkvnore të Rajonit Verilindor 2:..RealAudioMP3
“Kisha në Verilindje vepron gjithmonë në një perspektivë të fesë dhe e rrënjosur në realitetin tonë. Jemi me të vërtetë të varfër, mirëpo me vullnet tejet të madhe për ta vazhduar misionin, në mënyrë që Kisha të jetë një vegël për ndryshimin dhe përmirësimin e këtij realiteti tonë, për të ndërtuar të gjithë së bashku, si Kishë, vëllazërimin si shenjë e Mbretërisë së Zotit e pranishme në mesin tonë e për të ushqyer gjithnjë më tepër shpresën në zemrat e njerëzve tanë”.
Imzot cilat janë sfidat kryesore baritore e shoqërore që keni?
Sfida e parë që kemi është e natyrës antropologjike: ajo e të qenurit vërtetë njerëzor, përpjekja për t’i zhdukur shenjat e varfërisë më të ashpër e rëndë, të asaj varfërie që ta heq dinjitetin e të qenurit njeri. Pastaj kemi sfidën për t’i dhënë një të ardhme rinisë, për të përmirësuar kushtet e fëmijëve, pastaj kemi sfidën e punës. Ne themi se jemi një rajon i pazhvilluar ku Kisha dëshiron të jap përgjigje konkrete që sjellin shpresën dhe përforcojnë fenë për ta jetuar dashurinë e Krishtit. Në planet tona baritore themi se këtu jemi një Kishës e madhe, dishepulle, siç thotë Dokumenti i Aparesidës, por dishepulle në kuptimin më lartë misionar e samaritan, do të thotë bamirës: një Kishë që përhap mesazhin e Krishtit e një Kishë e impenjuar në bamirësi për të ndihmuar ata që më shumti kanë nevojë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.