2009-09-17 17:05:57

Nesër takimi ndërmjet Papës e Hilarion. Kard. Kasper: marrëdhënie të mira mes Kishës katolike e Patriarkanës së Moskës.


(17.09.2009 RV)“Tensionet ndërmjet Kishës Katolike dhe Patriarkanës së Moskës kanë kaluar”, - deklaroi për Radio Vatikanin kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, menjëherë pas një takimi që zhvilloi me kryeipeshkvin orotodoks Hilarion, kryetar i Departamentit për Marrëdhëniet Kishtare me Jashtë i Patriarkanës së Moskës.
Takimi, - tha Kard. Kasper, cili u zhvillua në prag të një takimi tjetër shumë të rëndësishëm me Papën Racinger që do të mbahet nesër në Kastel Gandolfo, - tregoi për situatën e re të krijuar ndërmjet Kishës Katolike dhe Patriarkanës së Moskës. I kemi kapërcyer të gjitha tensionet që kemi patur vitet e kaluara dhe tani kemi marrëdhënie të zakonshme, normale, të qeta dhe pozitive e konstruktive”.
Me normalizimin e marrëdhënieve do të mund të flitet përsëri për një vizitë të Papës në Moskë, që tashmë duket më e afërt, sipas Kardinalit Kasper, i cili saktësoi se kjo është temë dytësore sepse tani për tani Patrikut të ri Kirill duhet t’u bëjë vizitë të gjithë patrikëve të lartë dhe kjo gjë kërkon kohë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.