2009-09-17 16:42:04

Mogadisho: në dy atentate vriten 11 ushtarë të Amisonit


(17.9.2009 RV)Në një atentat të dyfishtë që u bë sot kundër një baze ushtarake afrikane Amison që gjendet në aeroportin e Mogadishos, janë vrarë 11 paqeruajtës. Sipas lajmeve të Tv arab Al-Jazeera, sulmi është kryer me dy autobomba që shpërthyen në momente të ndryshme. I pari kishte në shënjestër shkollën Halane, ku mbledhen oficerë të forcave afrikane, ndërsa i dyti ka goditur një qendër ku po zhvillohej në mbledhje mes oficerëve të kontingjentit Amison e përfaqësuesve të qeverisë së përkohshme somaleze. Grupi islamist al-Shabab ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e atentateve.







All the contents on this site are copyrighted ©.