Afganistan: Papa i lutet Zotit për viktimat e atentatit
(17.9.2009 RV)Papa Benedikti XVI, posa është informuar për atentatin në Afganistan,
në të cilin humben jetën gjashtë ushtarë italianë e mëse 10 civilë afganë, ka shpreh
dhimbjen e tij të thellë për çfarë ka ndodhur duke siguruar lutjen e tij për viktimat
e afërsinë ndaj familjeve e personave të prekur nga kjo dhunë. Kështu njoftoi drejtori
i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Atë Federiko Lombardi lidhur me reagimin e Selisë
së Shenjtë pas lajmit të vdekjes së gjashtë ushtarëve italianë nga atentati kamikazë
në Afganistan. Urojmë që gjithë ky gjak i derdhur të mund të zëvendësohet me paqen
për të cilën kaq shumë persona janë të impenjuar e janë duke dhënë jetën e tyre”.
“Ajo që lëndon më shumë - nënvizoi Atë Lombardi - është fakti se kjo dhunë vazhdon
pikërisht kundër atyre personave që janë të angazhuar për paqen”.