Afganistan: atentat i talebanëve kundër kontingjentit italian në Kabul, 6 ushtarë
të vrarë e 13 civilë afganë
(17.9.2009 RV)Një atentat i rëndë ndodhi sot kundër kontingjentit italian
në Kabul, në Afganistan. Një kamikazë shpërtheu në ajër gjatë kalimit të dy automjeteve
ushtarake italiane, duke vrarë 6 ushtarë italianë e së paku 13 civilë afganë dhe plagosur
edhe shumë të tjerë. Atentati i sotëm kundër ushtrisë italiane është më i rëndi pas
atij që ndodhi në Nasiri, në Irak më 12 nëntor 2003. Parlamenti italian ndërpreu
menjëherë seancën e punimeve, ndërsa indinjatë e pjesëmarrje në dhimbje që ka shkaktuar
kjo ngjarje dramatike e dhunës, është shpreh edhe nga Konferenca Ipeshkvnore Katolike
Italiane.
Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka deklaruar pas atentatit
terrorist ne Kabul që u mori jetën 6 ushtareve italiane, se trupat nuk duhet te tërhiqen
nga Afganistani. “Duhet të vazhdojmë të qëndrojmë për të treguar se krenaria e Italisë
është gjithmonë e lartë”, ka deklaruar Frattini. Më tej shefi i diplomacisë italiane
ka shprehur hidhërimin e tij për ushtarët që humbën jetën në atentat. “Ushtarët italianë
paguan një çmim të lartë për lirinë dhe sigurinë e Afganistanit, Italisë dhe gjithë
Evropës”, është shprehur Frattini.
Edhe presidenti i Senatit Italian, Schifani
i ka shprehur ngushëllimet e tij familjareve të viktimave. “Italia i përulet përpara
këtyre djemve dhe i gjendet pranë familjeve të tyre”, ka deklaruar ai.