2009-09-16 16:18:44

Xhozè Manuel Baroso zgjedhet për të dytën herë president i Komisionit evropian nga Evroparlamenti


(16.9.2009 RV)RealAudioMP3 Parlamenti i Bashkimit Evropian ka rizgjedhur për president të Komisionit evropian Xhozč Manuel Baroso, për mandatin e dytë në krye të administratës së Brukselit. Portugezi 53 vjeçar ka marrë shumicën e votave në parlamentin e Strasburgut. Dje Baroso kërkoi edhe një herë mbështetje para Parlamentit Evropian duke theksuar se rizgjedhja e tij do të forconte autoritetin e tij përballë këshillit të ministrave. Politikani i djathtë liberal u premtoi deputetëve se do të angazhohet me shumë për një Evropë më të fortë, më solidare dhe të lirisë, kjo është ajo që do të bëj, tha Baroso.







All the contents on this site are copyrighted ©.