2009-09-16 15:50:39

Prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore, kardinali Sandri viziton Poloninë


(16.9.2009 RV)RealAudioMP3 Një rast për të njohur jetën dhe realitetin e Kishës latine e të Kishës greko-katolike në Poloni: ky është qëllimi i vizitës së këtyre ditëve që, prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore, kardinali Leonardo Sandri bëri në Poloni. Me ftesë të ipeshkvit Kristof Nitkieviç, kardinali Sandri vizitoi në mënyrë të veçantë dioqezën e besimtarëve të ritit greko-katolikëve, Sandomierz.
Pastaj kardinali Sandri është takuar me Nuncin Apostolikë në Varshavë imzot Jozef Kovalçik , në Ostroviec ka shuguruar Kishën kushtuar Mëshirës Hyjnore. Gjithnjë gjatë kësaj vizite në Poloni, është takuar edhe me kreun e Kishës greko-katolike të vendit, metropolitin e Przemisl-Varshavës imzot Jan Martinial së bashku me presidentin e konferencës ipeshkvnore të Polonisë, imzot Jozef Miçalik. Po mbi domethënien dhe momentet kryesore të kësaj vizite ta dëgjojmë kardinalin Sandri në mikrofonin e Radio Vatikanit.
“Kemi vizituar besimtarët tanë greko-katolikë, ata që janë në orbitën e Kongregatës sonë për Kishat lindore. U takova me kryeipeshkvin latin të Haliçit e pastaj kremtuam një liturgji hyjnore solemne në Kishën katedrale greko-katolike me kryeipeshkvin metropolit Martinjak: kishte një pjesëmarrje të shumë meshtarëve, besimtarëve e të të rinjve. Qe një takim i rëndësishëm që ka shërbyer jo vetëm për ta njohur këtë dioqezë, këtë realitet të besimtarëve të ritit greko-katolikë në Poloni, por edhe për t’u sjell atyre një fjalë inkurajimi, afërsie, vëllazërimi e përzemërsie të madhe nga Papa me bekimin e tij e të mbarë Kongregatës sonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.