2009-09-16 16:38:08

Në Spanjë simpozium mbi Doktrinën shoqërore të Kishës. “Kriza, sfida kulturore dhe etike”


Në Spanjë po zhvillohen punimet e Simpoziumit të formimit mbi Doktrinën shoqërore të Kishës. “Kriza, sfida kulturore dhe etike”: kjo është tema e simpoziumit të formimit mbi Doktrinën shoqërore të Kishës që po zhvillohet këtyre ditëve në Madrid. Ngjarja, në edicionin e 18-të, organizohet nga Komisioni ipeshkvnor për Baritorinë shoqërore të ipeshkvijve spanjollë, së bashku me Fondacionin Pali VI, me Institutin shoqëror Leoni XIII e me Fakultetin e Shkencave politike e sociologjike të Universitetin Papnor të Salamankës - Campus i Madridit.
Të shumta janë sesionet në program: sot në qendër të reflektimit ishin ndryshimet shoqërore shkaktuar nga kriza ekonomike, pastaj konferenca mbi vlerat emergjente në kohën e krizës. Qendrore është edhe kërkimi i mjeteve për një situatë të re ekonomike, politike e shoqërore.
Nesër, pjesëmarrësit e këtij Simpoziumi do të analizojnë propozimin bamirës e shoqëror të Kishës para sfidave të krizës ekonomike; pastaj do të vijojë konferenca me temën “Kriza, një sfidë për Botën e Tretë”, ndërsa pasdite do mbahen reflektime mbi pyetjen: “Fundi i kapitalizmit? Revizion i ekonomisë së tregut”. Gjithnjë nesër, në ditën e fundit të këtij Simpoziumi, imzot Xhiampaolo Krepaldi, Sekretar i Këshillit Papnor për Drejtësi e Paqe, do të mbajë konferencën përmbyllëse me temën “Qeverisja e ekonomisë globale”.







All the contents on this site are copyrighted ©.