2009-09-16 16:20:13

Në Japoni lind qeveria e demokratëve, një ndryshim i madh pas 54 vjetësh


(16.9.2009 RV)Në Japoni lind qeveria e demokratëve e Kryeministrit të ri, Jukio Hatojama, një ndryshim i madh pas 54 vjetësh. Kryeministri Hatojama tha se dëshiron të ndërtojë “marrëdhënie të mira” dhe të sinqerta me SHBA-në e Vendet tjera të botës, mbi këtë do flas kur ta takojë javën e ardhshme presidentin Barak Obama në Shtetet e Bashkuara. Hatojama u emërua sot kryeministër nga parlamenti i Japonisë. Partia Demokratike e tij e qendrës së majtë fitoi në zgjedhjet në Japoni pas më shumë se 54 vjet pushtet të Partisë Liberal Demokratike konservatore. Duke folur pas emërimit, Hatojama gjithashtu deklaroi se Japonia synon lidhje më të ngushta me fqinjët aziatikë, veçanërisht me Kinën.







All the contents on this site are copyrighted ©.