2009-09-15 17:48:17

Një vit pas falimentimit të bankës Lehman Brothers, presidenti Obama kërkon një reformë të financës ndërkombëtare.


(15.09.2009 RV)“Ka nevojë për një reformë energjike të financës ndërkombëtare” Gjatë fjalimit të mbajtur dje në përvjetorin e falimentimit të bankës Lehman Brothers, presidenti Barak Obama u tregua më se i qartë. “T’i jepet fund teprive të së kaluarës. Nëse Uoll Strit do të rrezikojë përsëri pa menduar për pasojat, këtë herë – tha presidenti Obama – qeveria nuk do të ndërhyjë për ta shpëtuar”. Më pas presidenti Obama përfitoi nga rasti i njëvjetorit të falimentimit të bankës Lehman Brothers për t’ia hequr veshin financierëve amerikanë. “Ka nevojë për norma të reja në nivel kombëtar dhe botëror”. - tha ndër të tjera Obama.







All the contents on this site are copyrighted ©.