2009-09-15 16:22:54

Lirohet nga burgu gazetari irakian që hodhi këpucët kundër presidentit Bush.


(15.9.2009 RV)Sot është liruar gazetari i televizionit irakian, i cili u arrestua për shkak se i hodhi këpucët e tij ish presidentit amerikan, Xhjorxh Bush. Muntazer al Zaidi u lirua pasi vuajti 9 muaj burg. Posa doli nga burgu, al Zaidi tha se veprimi i tij kishte për qëllim protestën kundër "pushtimit" amerikan të Irakut pas pushtimit në vitin 2003. Po keshtu al Zaidi pohoi se gjatë burgimit ka pësuar tortura. Kujtojmë se Zaidi i hodhi këpucët e tij kundër Bushit gjatë një vizite lamtumirëse të tij që i bëri Irakut në dhjetorin e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.