Kisha katolike e Prishtinës i besohet kujdesit të priftave dioqezan
(15.9.2009 RV)Bashkësia kishtare e famullisë së Shëna Ndout në Prishtinë nga
data 13 shtator e këtij viti ka kaluar nga Salezianët nën udhëheqjen e përkujdesin
e meshtarëve dioqezan, me vendimin e ipeshkvit të Prizrenit imzot Dodë Gjergji. Mbi
këtë ndërrim e historikun e kësaj bashkësie kishtare të kryeqytetit të Kosovës, nga
Prishtina na njofton Rabie Ibraj..