Takimi Netanijahu-Miçell: Izraeli nuk do të bllokojë ngulimet hebraike
(14.09.2009 RV)Izraeli është gati të bëjë lëshime për rifillimin e bisedimeve
për paqen me palestinezët, por nuk ka ndërmend të lejojë bllokimin e plotë të ngulimeve
hebraike në territoret e pushtuara. Ky është qëndrimi i kryeministrit Benxhamin Netanijahu,
në prag të takimit delikat me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll.
Përsa i përket Jeruzalemit lindor, i cili i është aneksuar Izraelit që nga viti 1967,
por konsiderohet zonë e pushtuar nga bashkësia ndërkombëtare, Netanijahu deklaroi
se “Jeruzalemi nuk është ngulim, prandaj ndërtimet do të vazhdojnë si zakonisht”.