2009-09-14 17:55:21

Më 1 tetor, takimi Iran - grupi "5+1"


(14.09.2009 RV)Më 1 tetor do të bëhet një takim ndërmjet Iranit dhe Grupit të vendeve 5+1, mbi programin bërthamor të Teheranit. Akoma nuk dihet vendi i takimit. Të mërkurën e kaluar, Irani i paraqiti grupit, ku bëjnë pjesë 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania, një paketë me propozime. Por ndërkaq, dje, presidenti Ahmadinexhad ripohoi se Teherani e konsideron të mbyllur çështjen e programit dhe nuk ka ndërmend të negociojë me të drejtat e veta.







All the contents on this site are copyrighted ©.