2009-09-12 16:44:49

Të krishterët në Irak, midis dy zjarreve


(12.09.2009 RV)Gjithnjë dramatike gjendja e bashkësive të krishtera në Irak. Para luftës së fundit ata ishin 800 mijë, ndërsa tani janë reduktuar në 500 mijë vetë. Por gjithnjë vazhdon ikja nga dhuna e përditshme, që vjen nga grupe të etnive të ndryshme. Të krishterët largohen nga vendi, ose shkojnë në veri, ku janë më të respektuar. Por përqëndrimi i tyre në Mosul mund të sjellë destabilizim për Irakun. Disa prej të krishterëve kanë hedhur idenë e krijimit të një zonë autonome për ta, në ngjashmëri me atë kurde. Ideja konsiderohet e rrezikshme nga autoritetet fetare, pasi do të vendoste të krishterët ndërmjet kurdëve dhe myslimanëve sunitë, midis dy zjarreve.







All the contents on this site are copyrighted ©.