Shenjtorët e Javës së ardhshme sipas kalendarit kishtar
(12.09.2009 RV)Më 13 shtator,
Kisha kremtoi të dielën e 24-të gjatë vitit kishtar, e po sot kalendari liturgjik
përkujton edhe shën Gjon Gojartit, ipeshkëv e doktor i Kishës, këndues i mrekullueshëm
i lavdisë së Zotit. Të hënën, 14 shtator, kalendari kishtar kremton festën
e Naltimit të Kryqit të Shenjtë, e përkujton edhe Shën Albertin, patrik të Jerusalemit. Të
martën më 15 shtator, kalendari kishtar do të kremtojë një nga festat më prekëse
që ka për zemër populli besimtar, atë të Zojës së Dhimbshme. Të
mërkurën më 16 shtator kalendari kishtar përkujton Shenjtorët Korneli papë e Çipriani
ipeshkëv, martirë, Eufemia martire e Vitori, papë. Të enjten e ardhshme
më 17 shtator kalendari kishtar feston Shën Robert Belarminin, kardinal, ipeshkëv
e doktor i Kishës. Të premten më 18 shtator, sipas kalendarit
kishtar bie kujtimi i Shën Jozef Kopertinit, meshtar françeskan. Të
shtunën e ardhshme më 19 shtator, kalendari kishtar përkujton festën e Shën Gjenarit,
ipeshkëv i Beneventos e martir. Të dielën e ardhshme më 20 shtator,
Kisha kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar e na propozon shembullin Shenjtorëve
Andrei Kim Taegon, meshtar e shokëve të tij, martirë koreanë.