2009-09-11 16:28:07

Në tetor në Vatikan mbahet Sinodi i Ipeshkvijve për Afrikën


(11.9.2009 RV)RealAudioMP3 Nga data 4 deri më 25 tetor në Vatikan do të mbahet Sinodit i Ipeshkvijve për Afrikën. Bëhet fjalë për Asamblenë e dytë të veçantë të episkopatit kushtuar këtij kontinenti, 15 vjet pas Sinodit të parë që u mbajt në vitin 1994. Ndër temat që do të trajtohen në Sinod janë: të drejtat themelore të njeriut, inkulturimi i Ungjillit, angazhimi i Kishës për paqen në realitetin e ri të pluralizmit demokratik e të mediave e tema tjera të rëndësishme për Afrikën. Po njëri ndër synimet e këtij Sinodi është sjellja e vlerave të pajtimit, të drejtësisë e të paqes në Afrikë, në një kontinent që shpesh, madje tepër, është i goditur nga konfliktet dhe emergjencat humanitare. Po si mund të transmetohet vlera e paqes dhe mirëkuptimit, posaçërisht tek të rinjtë? Të dëgjojmë imzot Nikolas Dzhomo, president i episkopatit të Kongos:
“E ardhmja e Kongos varët nga njeriu që formojmë sot. E ky formim kalon përmes arsimit e në mënyrë të posaçme të edukimit dhe një kulture të paqes. Aktualisht, në shkollat fillore kemi programe për t’iu folur fëmijëve më të vegjël për paqen përmes identifikimit me Krishtin e për t’u thënë atyre se i afërmi, tjetër jam unë e se e keqja që nuk mund t’ia bëj vetvetes, nuk duhet t’ia bëj as të afërmit tim. Është pra një program që ka filluar të jap rezultate të mira e kështu punojmë së bashku me Kishat tjera, në mënyrë që të arrihen të gjitha bashkësitë e besimtarëve në Vendin tonë, bashkësitë e krishtera e jo të krishtera”.







All the contents on this site are copyrighted ©.