2009-09-11 19:13:19

Karitasi Shqiptar njofton mbi tërmetin në rrethin e Dibrës


(11.9.2009 RV)KOMUNIKATE PER SHTYP e KARITASIT SHQIPTAR PER TERMETIN NE RRETHTIN E DIBRES
Lidhur me tërmetin në rrethin e Dibrës, qe ra ne mesnatën e dt. 7.09.2009, Caritasi Shqiptar dërgoi menjëherë per inspektim ne vendngjarje grupin e emergjencave sebashku me Ipeshkvin i Dioqezës se Rrëshenit Mons. Cristoforo Palmieri. Ne takimin qe patën me krerët lokal dhe nga mbikëqyrja direkte e zonave te prekura, grupi i Caritasit shprehu predispoziten e tij per te bashkepunuar dhe per te ndihmuar ne permiresimin e gjendjes.
Paraprakisht, Caritasi Shqiptar ka derguar nje sasi çadrash dhe batanijesh per banoret e mbetur pa strehim. Pas verifikimit te gjendjes, Caritasi Shqiptar ne bashkepunim me Dioqezen e Rreshenit premton se do te impenjohet me mjaft perkushtim qe te sjelle ndihma te tjera per banoret e prekur nga termeti. Kjo do te filloje te materializohet qe ne ditet ne vijim.
Caritas Shqiptar pas nje analize te bere te situates nga nje grup pune i nisur enkas per kete arsye ne fshatin Shupenze, ka bere vleresimin e situates dhe menjehere pas kesaj me daten 10/09/2009 eshte nisur nje tjeter grup nga Caritasi Shqiptar per te derguar nje kamion me ndihma per banoret te cilet jane prekur me shume nga termeti. Ndihmat e derguara konsistonin kryesisht ne veshembathje dhe batanije. Ndalesa e pare e Caritas Shqiptar ka qene Komuna e Shupenzes.
Caritasi Shqiptar njofton personat dhe bizneset te cilet jane te interesuar te ndihmojne materialisht, se prane zyrave te Caritasit eshte ngritur nje grup pune me te cilin mund te kontaktoni ne numrin: 04 – 2230088 prane zyrave ne adresen: Caritas Shqiptar – Rruga Don Bosko, 4 – Tirane.
Nderkohe, per ata qe duan te kontribuojne financiarisht mund ta bejne kete prane bankes Intesa San Paolo me keto te dhena:
Account holder: Caritas Shqiptar
Account.no: 30473131801
Emri i bankes: INTESA SAN PAOLO
Derdhja e parave: Per Termetin Diber

Kujtojmë se Caritasi Shqiptar është nje organizate bamirëse e Konferencës Ipeshkvnore te Kishes Katolike, e cila eshte krijuar qe ne vitin 1993. Caritasi Shqiptar operon ne te gjithe territorin e Shqiperise, nepermjet gjashte zyrave te tij dioqezane, ne Shkoder, Lezhe, Rreshen, Lac-vau-Dejes, Tirane dhe Elbasan.
Qe nga themelimi i tij Caritas ka dhene nje ndihme shume te madhe per perballimin e emergjencave civile, dhe eshte gjendur gjithmone prane njerezve ne nevoje.


Tirane, 11 shtator 2009
Caritas Shqiptar.
Dr. Albert P. Nikolla
Drejtor Kombetar







All the contents on this site are copyrighted ©.